Rekordi historik i Modric, Kreacia e nderon dhe bën fituesin e “Topit të Artë” të shpërthejë në lot

Kombëtarja e Kroacisë e ka nderuar me një fanellë mesfushorin e Realit, Luka Modric.

Modric, festoi 135 paraqitje me kombëtaren e tij, ku njëherit bëhet edhe futbollisti i parë nga ky shtet që ka fituar ‘Topin e Artë’.

 

 

Ai debutoi në vitin 2006 kundër Argjentinës, e që nga ajo ditë la gjurmë në futbollin botëror.

Mesfushori nuk arriti të përmbahet, kur trajneri dhe kryetari i Federatës kroate ia dhuruan atij fanellën e Kombëtares.

Kujtojmë se Kroacia e ka fituar takimin e parë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin e Katarit ndaj Qipros me rezultatin final në 1:0.

Shtuar 28.03.2021 09:03