Mjeku Toti: Mos përdorni kortizonët në nivele të larta për COVID-19, rrezikoni të prekeni nga diabeti

Mjeku endokrinolog, Florian Toti ka ngritur alarmin se përdorimi i kortizonëve me doza të larta gjatë mjekimit të Covid ka shkaktuar diabet tek shumë persona. Sipas mjetkut, në disa raste këta persona kanë nevojë për insulina edhe pasi kalojnë Covid.

“Ka shumë mundësi që një pjesë e të sëmurëve ka qenë me diabet por nuk e dinin dhe rritja shumë e lartë të diabetit nga kortizoni dhe stresi dhe Covidi është rritur diabeti. Këta persona të cilët do vazhdojnë të mbeten me diabet edhe më parë dhe mund të keni nevojë për mjekime. Një pjesë e të sëmurë është një diabet që ka shpërthyer nga kortizoni dhe me heqjen e kortizonit edhe glicemitë janë kthyer shifrave normale por gjithmonë duke respektuar dietën”.

Sipas bluzave të bardha, në shumicën e rasteve një i sëmurë i cili bën diabet nga kortizoni është një person qe është i rrezikuar për diabet.  Por me shqetësim mjekët shohin edhe shfaqjen e një lloji të ri diabeti që është i lidhur direkt me infeksionin nga Covid.

“Ka filluar të flitet për një entitet të ri të diabetit si pasojë e Covid i ngjashëm me diabetin tip 1 i cili shpërthen nga një infeksion viral, duket që ky lloj diabeti është i lidhur direkt nga Covid 19. Ky është një lloj diabeti që a do vazhdojë më tej të ndiqet me ilaçe”. Në Shqipëri regjistrohen afro 4 mijë raste të reja çdo vit me diabet.

Shtuar 28.03.2021 09:03