Reali ka humbur mundësinë e rinovimit, Varane drejt largimit

Vera parashikohet tepër e nxehtë për Raphael Varane. E ardhmja e mbrojtësit duket larg Real Madrid, të cilët duket se e kanë humbur mundësinë për të rinovuar me francezin. Sipas medieve spanjolle, madrilenët mund ta humbasin 28-vjeçarin me parametër zero vitin e ardhshëm, pasi më 30 qershor 2022 lojtarit i përfundon kontrata me spanjollët.

Varane, i cili ndiqet me interes edhe nga Paris Saint Germain, duket se ka arritur akordin paraprak me anglezët e Manchester United, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e parizienëve.

Gjithsesi në fund të Europianit do të jetë vetë futbollisti ai që do të sqarojë situatën e tij lidhur me të ardhmen.


Shtuar 23.06.2021 14:31