Reali bën detyrën, mund Vallecanon e Balliut (VIDEO)

Me pak vuajtje por mision i përmbushur. Real Madrid arrin fitoren e dytë radhazi në La Liga dhe tani pret e sigurtë duelet e radhës me Sociedadin dhe PSG në Champions.

“Los Blancos” luajtën në transfertën ndaj Vallecanos ku Ivan Balliu ishte titullar si gjithmonë por në fakt ekipi i tij ka një krizë të tejzgjatur pasi nuk fiton asnjë ndeshje për këtë vit 2022.

Sfida ishte e hapur dhe vetëm pak minuta nga fundi, Karim Benzema, lideri i skuadrës shënoi për të vendosur dhe fatin e takimit. 1-0, rezultat i mjaftueshëm që i jep qetësi dhe 9 pikë avantazh ndaj Sevillas në renditje.


Shtuar 26.02.2022 20:58