Real Madridi po synon të vendosë nën kontroll shpenzimet në merkato, ndaj në këtë fazë objektivi kryesor i klubit është largimi i disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Të lidhura
None found
Sipas Marca, Los Blancos kanë qenë një nga ekipet më të angazhuara në tregun e transferimeve, teksa kanë mbyllur tashmë afrimet e Bernardo Silvas, Marc Cucurellas, Ibrahima Konates dhe Denzel Dumfries.
Pas këtyre lëvizjeve në hyrje, drejtuesit e klubit madrilen e kanë kaluar vëmendjen te shitjet, të cilat shihen si vendimtare për të ulur ngarkesën e pagave dhe për të siguruar të ardhura që mund të përdoren për përforcime të tjera në një verë që pritet të jetë e gjatë dhe intensive.
Mes futbollistëve që klubi është i hapur t’i largojë në muajt e ardhshëm janë Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Fran Garcia dhe Raul Asencio.
Ndërkohë, Jose Mourinho vijon të kërkojë ndërhyrje të tjera në merkato, pasi trajneri portugez synon afrimin e një mesfushori qendror dhe të një qendërmbrojtësi për ta plotësuar grupin në prag të sezonit të ri.
Tashmë mbetet për t’u parë se cilët lojtarë do ta lënë Santiago Bernabeu dhe nëse Real Madridi do të hidhet sërish në treg për emra të tjerë përpara përfundimit të afatit kalimtar veror.
