Real Madridi paralajmëron spastrim, verës i largon shtatë yje

Real Madridi po planifikon që të realizojë një spastrim masiv të yjeve në fund të sezonit.

Shefi i Okdiarios, Eduardio Inda, ka folur për El Chirionguito de Jugones, duke thënë se tifozët e Realit duhet të presin ndryshime të mëdha në verë.

Ai ka paralajmëruar largimin e shumë yjeve të mëdha nga Real Madridi.

“Në këtë temë ka pajtueshmëri absolute, sidomos me yjet të medha”.

“I pari është një djalosh që më pëlqen shumë, e që nuk do ta largoja, ai është Lucas Vazquez”.

“I dyti është po ashtu një mik i mirë i imi, por që do largohet, ai është Marcelo”.

“I tregi është portieri i cili ka fituar tri Liga të Kampionëve, Keylor Navas. I katërti është një lojtar që mund të jetë fitues i Topit të Artë, por ai luan në 45 për qind të ndeshjeve sepse në pjesën tjetër është i lënduar. Pof las për Gareth Bale”.


Shtuar 31.01.2019 22:00