Real Madridi e mban Valverden në planet kryesore për të ardhmen

Federico Valverde do të hyjë në një sezon që mund të jetë përcaktues te Real Madridi, në një moment kur klubi vazhdon t’i japë mbështetje mesfushorit uruguaian edhe pas një viti të komplikuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Sipas “AS”, pas rikthimit të Jose Mourinhos, madrilenët po bëhen gati për një rindërtim të thellë të ekipit, ku parashikohen disa lëvizje të rëndësishme për të përforcuar mesfushën dhe reparte të tjera të rëndësishme. Në këtë kuadër, Valverde nuk shihet si pjesë e futbollistëve që mund të largohen, pasi drejtuesit e konsiderojnë ende një figurë të rëndësishme për projektin afatgjatë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, edicioni i kaluar u pa si një prapakthim për 27-vjeçarin. Pas largimit të Xabi Alonsos, ai ishte mes emrave që morën kritika, sidomos për pakënaqësinë e shfaqur kur luante në krahun e djathtë të mbrojtjes, një situatë që solli edhe reagime jo të mira nga një pjesë e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Gjatë sezonit pati edhe një përplasje me Aurelien Tchouamenin, një incident që, sipas raportimeve, bëri që Valverde të përfundonte në spital, edhe pse në klub kjo çështje konsiderohet tashmë e mbyllur.

Pavarësisht problemeve, ai e mbylli sezonin me mbi 4,000 minuta në fushë, ndërsa regjistroi nëntë gola dhe 13 asistime. Gjithsesi, brenda klubit mbetet mendimi se ndikimi i tij nuk ishte i vazhdueshëm në ndeshje, veçanërisht në ato momente kur Real Madridi e humbiste kontrollin në repartin e mesfushës.

Tani, sezoni 2026/27 konsiderohet si një mundësi shumë e rëndësishme që uruguaiani të rikthehet në formën e tij më të mirë, të rikonfirmohet si një nga liderët e skuadrës dhe të fitojë plotësisht besimin si të tifozëve, ashtu edhe të klubit.

Në mesfushë pritet të ketë edhe më shumë rivalitet, pasi ardhja e Bernardo Silvas synon të sjellë më shumë kreativitet dhe kontroll në lojë. Ndërkohë, raportohet se Mourinho kërkon edhe afrimin e Mateus Fernandes nga West Ham, një lojtar me karakteristika të afërta me ato të Valverdes, veçanërisht në tranzicion.

Pavarësisht kësaj konkurrence në rritje, qëndrimi i drejtuesve të Real Madridit është i prerë: Federico Valverde mbetet pjesë qendrore e planeve të klubit dhe besohet se ai do të reagojë pozitivisht ndaj sfidës së re.


Shtuar 21.06.2026 17:39

matbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetjojobetbetciobetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerstarzbetMadridbetJojobetstarzbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis