Real Madrid dëshiron kthimin e Brahim Diaz?

Brahim Diaz po “ndizet” si një zjarrë i ngadaltë.

Kështu e përshkruan gazeta spanjolle ”AS rritjen e spanjollit në Milano , duke shpjeguar se si Real Madrid është veçanërisht i kënaqur me ecurinë e lojtarit të thirrur edhe nga Luis Enrique në kombëtare. Real Madridi, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme, mund të mendojë ta rikthejë atë në Bernabeu sezonin e ardhshëm, edhe nëse në rast se nuk do të jetë e lehtë të ndërpritet huazimi i rënë dakord me Milanin deri në vitin 2023.

Këtë sezon Brahim Diaz ka luajtur 11 ndeshje ku ka shënuar 4 gola dhe asistuar 2 herë./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.11.2021 15:43