Raspadori aprovon interesimin e Juventus: Jam krenar që ata po më kërkojnë

Giacomo Raspadori ka folur për të ardhmen e tij, duke i pasuar topin Juventusit me deklaratën e tij.

“Merkato? Kam dëgjuar që Juventusi ka shfaqur interes për mua dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Jam krenar që një klub i madh ka vërejtur punën time këto vite.

Ëndrra jonë si futbollistë është gjithmonë që të stërvitemi shumë dhe në të ardhmen të luajmë për një ekip të nivelit të lartë”, është shprehur sulmuesi aktual i Sassuolos dhe i kombëtares italiane./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.06.2022 15:35