Rangers zyrtarizon trajnerin e ri

Ish-ylli holandez, Giovani Van Bronckhorst është zyrtarizuar si trajner i Glasgou Rangers.

Dikur superyll te Barcelona, Van Bronckhorst do të zëvëndësojë Steven Gerrardin që mori drejtimin e Aston Villës. Holandezi ka qenë pjesë e Rangers nga 1998 deri në 2001.

Rangers është lider në Skoci me 4 pikë më shumë se Celtic që zë pozitën e dytë në tabelë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 19.11.2021 10:00