Qeveria britanike i jep dritën jeshile Abramovich për ta shitur Chelsea

Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për Çelsin në këtë orë ankthi që po kalon klubi.

Qeveria Britanike i ka dhënë “dritën jeshile” Abramoviçit që ta shesë Çelsin.

Sipas “Telegraph”, Abramoviç ka udhëzuar bankën tregtare “Raine” që të vazhdojë me shitjen, pavarësisht se është goditur nga sanksionet që i janë vendosur.

Si “Raine” ashtu edhe klubi nga Londra, kanë zhvilluar bisedimet me Qeverinë Britanike për mënyrën se si shitja mund të zhvillohet dhe kanë rënë dakord që ofruesi i preferuar dhe përdorimi i fitimit nga shitja do të kërkojnë miratimin e qeverisë.


Shtuar 11.03.2022 23:47