PSG po synon goditjen e madhe nga Real Madrid

PSG duket se nuk dëshiron të rrijë duarkryq e të presë në merkato.

Sipas “El Nacional”, PSG është në kërkim të një mesfushori dhe për këtë rol është piketuar braziliani Casemiro.

29-vjeçari është shtylla kryesore e mesfushës së Real Madrid por nuk dihet ende se si do reagonte ai pas një oferte stratosferike të bërë nga klubi francez.

Real Madrid i është vënë pas Mbappes, dhe për këtë gjë duket se francezët duan të “hakmerren” duke i marrë pikë kyçe të mesfushës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 22:30