PSG përjashton transferimin e Dembele

Rinovimi i Ousmane Dembele vazhdon të mbetet enigmë. Edhe pse negociatat për rinovimin e francezit me Barcelonën janë në ngërç, L’Equipe nuk përjashton një takim të ri në javët në vijim që mund të zgjidhë situatën e tyre.

Ndërkohë, disa klube evropiane fërkojnë duart për të ardhmen e  lojtarit të Barcelonës . Edhe pse PSG ishte një nga skuadrat që ishin në ofertë , skuadra pariziane, pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, ka vendosur të përjashtojë inkorporimin e tij nga qershori.

Nuk është ndër prioritetet e Leonardos dhe klubi ka refuzuar çdo qasje ndaj agjentëve të futbollistit. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 08:27