PSG ndalet në shtëpi nga Bresti

Paris Saint-Germain ka barazuar 2-2 në shtëpi me Brestin në kuadër të javës së 19-të në Ligue 1.

Skuadra parisiene dominojë në pjesën e parë, duke realizuar dy gola, por që më pas ra tempo e tyre.

Golin e parë për kampionin në fuqi e realizoi Marco Asensio në minutën e 38-të, kur u asistua nga Bradley Barcola.

Për 2-0 u përkujdes Randal Kolo Munai (45’), për të shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi komode.

Por, 45 minutat e dytë ishin fatal për ta, pasi mysafirët shënuan po ashtu dy herë.

Për 2-1 shënoi Mahdi Camara në minutën 55-të, duke shtuar më shumë ritëm në skuadrën e tij.

Ndërsa, për t’i barazuar shifrat ishte Mathias Pereira Lage (80’), gjersa sfida kaloi në një atmosferë më dinamike.

Dy skuadrat nuk ia dolën më të shënonin gola, duke ndarë pikët në fund, gjersa PSG vazhdon të jetë lider me 44 pikë, ndërsa Brest në të tretin me 35 sosh. /Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 23:44

Tags: , ,