Prishtina triumfon ndaj Vushtrrisë, Albin Krasniqi vendos ndeshjen me një gol spektakolar

Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultatin 1-0, duke siguruar fitoren e tretë në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Të lidhura

None found

Takimi i javës së katërt u luajt në stadiumin “Kampioni Nacional” në Hajvali dhe ishte më i vështirë për kryeqytetasit sesa pritej.

Gjatë pjesës së parë, Prishtina pati disa mundësi për të shënuar, por Asane Diatta dhe Leotrim Kryeziu nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 60-të, kur Albin Krasniqi realizoi me një goditje të bukur, duke e kaluar Prishtinën në epërsi prej 1-0.

Skuadra prishtinase kërkoi edhe golin e dytë, por Vushtrria, e udhëhequr nga Besnik Kollari, u organizua mirë në mbrojtje dhe e mbajti rezultatin të ngushtë deri në vërshëllimën e fundit.

Vushtrria pati shansin më të mirë në kohën shtesë për të marrë një pikë, mirëpo Kim Sane, i gjendur i vetëm përballë portierit, e dërgoi topin jashtë kuadratit.

Pas këtij triumfi, Prishtina ka grumbulluar nëntë pikë nga tri ndeshje dhe renditet në krye të tabelës. Kryeqytetasit kanë ende për të zhvilluar ndeshjen ndaj Dritës, pasi kanë një takim më pak.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş