Prag ndeshja, Nagelsmann: Barcelona nuk është e dobët pa Messin

Trajneri i Bayern Munich ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së rëndësishme me Barcelonën në Champions League.

Gjermani konfirmon se katalanasve do t’i mungojë ekstravaganca e Lionel Messit, por beson që ata nuk janë më të dobët pa yllin argjentinas.

Messi u largua nga Barcelona pas përfundimit të sezonit 2020/21, dhe iu bashkua si transfer i lirë gjigandit francez Paris Saint-Germain.

“Është e qartë që Barcelona nuk e ka më ekstravagancën e Messit. Por ata kanë edhe lojtarë të tjerë që do të jenë lojtarë kyç, shembull kemi Frenkie de Jong dhe Pedri”, tha Naggelsman.

“Ne jemi të gatshëm për çdo gjë. Nuk e besoj që ata janë më të dobët. E ardhmja do të tregoj nëse ata janë më të mirë. Por, gjithsesi që ne dëshirojmë të arkëtojmë tre pikët e plota”, shtoi trajneri gjerman.

Barcelona ka probleme të shumta me përzgjedhjen e lojtarëve në repartin e sulmit, ku do të jetë pa shërbimet e Ousmane Dembeles, Ansu Fatit, Martin Braithwaite dhe Sergio Aguero.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte më 14 tetor të vitit 2020, ku në stadiumin “Camp Nou” Bayerni e shkatërroi Barcelonën me rezultat 8:2.


Shtuar 14.09.2021 14:44