Prag ndeshja me Anglinë, Shevchenko: Në futboll gjithçka mund të ndodhë

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka folur para ndeshjes me Anglinë.

Shevchenko theksoi se Ukraina në fakt e ka arritur objektivin e saj, megjithatë ata duan të shkojnë më lartë ndonëse për ta presioni është më i vogël dhe Anglia ka presion të lartë për ta fituar ndeshjen.

“Ne e kemi arritur objektivin tonë tashmë dhe gjithçka tjetër do të jetë një bonus”, tha ai.

“Ndoshta do të jetë një presion i ndryshëm ndaj Anglisë sepse ata shihen si favoritë dhe çdokush e di që në futboll gjithçka mund të ndodhë”, shtoi ai.

“Ne jemi duke iu qasur në mënyrë serioze këtij takimi dhe duam ta befasojmë Anglinë”, tha Shevchenko.

“Ne e shohim punën e madhe të Southgate, padyshim që ata janë njëra ndër skuadrat më të mira për momentin. Ne e dimë dhe e kuptojmë sa të fortë janë dhe e dimë që do jetë një ndeshje e vështirë për ne”, përfundoi Andriy Shevchenko.


Shtuar 3.07.2021 16:41