Pozoi me Georginën nga palestra, 10 milion ndjekës u “çmendën” pas fotos së Cristiano Ronaldos (FOTO LAJM)

Futbollisti Christiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez janë shfaqur në super formë, teksa pozojnë nga palestra e shtëpisë.

Ylli 36-vjeçar i Juventusit postoi në Instagram fotografinë me të dashurën e tij modele, duke marrë mbi 10 milionë pëlqime dhe afro 50 mijë komente.

27-vjeçarja që njihet për format e saj perfekte dhe për përkushtimin e saj për palestrën, është e dashuruar me yllin e futbollit që nga viti 2016 dhe është nëna e vajzës së tij Alana.

Rodriguez ka treguar se me Ronaldon ra në dashuri me shikim të parë, kur punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”.


Shtuar 13.04.2021 09:56