Polemika për shtyrjen e ndeshjes së Interit në Itali

Në Itali kanë vendosur për shtyrjen e ndeshjes mes Interit dhe Sasuolos. Kjo ndikon në një farë mënyre edhe në prishjen e garës në kampionatin e Serisë A, teksa zikaltërit do të kenë luksin për të parë rezultatin e rivalëve. Arsyeja për shtyrjen e ndeshjes janë katër lojtarë e rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për D’Ambrosio, Vecino, De Vrij dhe Handanovic.

Te ekipi i Interit kanë vendosur që asnjë futbollist i tyre nuk do të shkojë në grumbullim me Kombëtaret përkatëse. Ndërkohë që në Itali ka shumë diskutime se po veprohet me dy standarte pasi në raste të tjera ekipet kanë luajtur pavarësisht mungesave nga COVID.


Shtuar 18.03.2021 19:33