Poul Pogba ka vendosur të mos e bëjë operacion gjurin e djathtë. Pas konsultimeve në Lyon, francezi zgjodhi që të kurohej me terapi.
Në këtë mënyrë ai do të duhet të qëndrojë jashtë fushave 5 javë, nga 6 muaj që pritej të mungonte nëse do të bëhej oparacion.
Pogba mund të kthehet nën urdhërat e Allegrit në sfidën Juventus- Salernitana ose Monza-Juventus të planifikuar nga mesi i shtatorit.
Sipas programit të rikuperimit, tre javët e para duhet të rezervohen për fizioterapi, dy javët në vijim rikthim në fushë dhe stërvitje graduale./albeu.com