Tregu i futbollit vazhdon të ketë në dispozicion një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të njohur, të cilët mund të transferohen pa pagesë edhe pas përfundimit të afatit kalimtar veror 2026.
Edhe pse merkatoja verore është mbyllur në pjesën më të madhe të ligave evropiane, klubet mund të firmosin ende me futbollistë që nuk kanë kontratë aktive.
Të lidhura
None found
Një listë me emra të rëndësishëm të lojtarëve të lirë është publikuar në rrjetet sociale dhe ka ngjallur interes të madh te tifozët në mbarë botën.
Mes mbrojtësve më të spikatur figurojnë veteranë si Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe David Alaba.
Në repartin e mesfushës bien në sy Paul Pogba, i rikthyer pas pezullimit, si dhe kroati Marcelo Brozovic.
Lista përfshin gjithashtu emra të njohur të futbollit evropian, si Philippe Coutinho, Renato Sanches dhe Yves Bissouma.
Edhe alternativa në sulm është mjaft e pasur, me disa futbollistë të njohur që aktualisht nuk kanë angazhim me ndonjë klub.
Ekipet në kërkim të përforcimeve ofensivë mund të shqyrtojnë emrat e Karim Benzema, Mauro Icardi, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Riyad Mahrez dhe Wilfried Zaha.
Në mesin e lojtarëve të lirë ndodhet edhe ukrainasi Oleksandr Zinchenko, aftësitë e të cilit mund t’u shërbejnë shumë skuadrave.
Ditët e ardhshme do të tregojnë se cilët prej këtyre yjeve do të gjejnë klubin e ri dhe do ta vijojnë karrierën e tyre të pasur.
