Plzen, trajneri Bilek: Inter shumë i fortë, nëse do barazonim do të isha më i lumturi

Sot në orën 18:45 Plzen do të presë në shtëpi Interin për ndeshjen e radhës të grupeve të Champions League.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i ekipit vendas, Bilek, ka folur rreth kësaj ndeshjeje.

“ Na pret një ndeshje shumë e vështirë, kundër një ekipi të fortë si Inter, të cilit nuk duhet t’i lëmë hapësira. Në shtëpi ndjehemi mirë, në ligë kemi një seri prej 29 ndeshjesh pa humbje. Kemi tifozë të shkëlqyer që na ndihmojnë të luajmë ndeshje të shkëlqyera. Të gjitha skuadrat në grup janë shumë të forta dhe mund të pozicionohen në çdo vend të rënditjes.

Nëse do të barazojmë, do të isha shumë i lumtur”, është shprehur për “Sky Sport” Michal Bilek./ h.ll/albeu.com

Shtuar 13.09.2022 09:19