Kovaçevski sot viziton Athinën, do të takohet me Micotakis

Energjetika dhe stabiliteti energjetik në rajon pritet të jenë në fokus të bisedimeve të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiriakos Micotakis në takimin e tyre të sotëm në Athinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

Delegacioni qeveritar nga Maqedonia e Veriut i kryesuar nga kryeministri sot ndodhet për vizitë pune në metropolin grek dhe do të pritet nga kryetari i Qeverisë së Greqisë.

Në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarë, zëdhënësja e MIA-s nga Athina, në prag të takimit theksoi se ata çdoherë janë të gatshëm t’u ndihmojnë vendeve të rajonit.

“Ne çdoherë synojmë për thellim të marrëdhënieve me fqinjët tanë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut nën parakushtin që të respektohet ajo që është arritur me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ekzistojnë. Energjia është problemi më i madh me të cilën po përballen të gjithë popujt në Evropë. Vendi ynë ka ndihmuar  vende të rajonit në energjetikë. Jemi të gatshëm të shohim se si kjo mund të bëhet edhe me vende të tjera. Dëshirojmë të jemi qendër e stabilitetit energjetik, sigurisë energjetike dhe supozoj se përmes diskutimit të nesërm do të dalin ide dhe mënyra të cilat akoma më shumë do ta përforcojnë stabilitetin edhe në pjesën energjetike, më gjerë në rajonin tonë”, tha Ikonomu në pyetjen e MIA-s.