Plas e qeshura në konferencë për shtyp, gazetarja bën gafë në pyetjen që i bën Barellës (VIDEO)

Një lapsus i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Nicolo Barella, teksa videoja është bërë virale në internet.

Gazetarja italiane, për një çast harroi që Barella kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.

“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në vitin 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat në sallë.

Menjëherë pas këtij lapsusi që bëri xhiron e internetit, gazetarja e Rai-it, kërkoi falje, teksa nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkroi: “Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barella ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.

Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatela.


Shtuar 4.07.2021 19:04