Pirlo trajner i klubit të Serie A?

Klubi italian Cremonese, i rikthyer në Serie A pas më shumë se 25 vitesh mungesë, papritur ka mbetur pa trajner. Dhe tani shtypi italian po raporton se Andrea Pirlo mund të bëhet trajneri i ri i klubit.

Sportmediaset ka besim se Pirlo ka një vend në Serie A për sezonin e ardhshëm, por ende nuk është e qartë se cila skuadër.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Cremonese iu drejtuan atij dhe nuk ka asnjë sekret për këtë, por ende nuk është e qartë se çfarë është përgjigjur saktësisht ish-lojtari i Milanit dhe Juventusit.

Një tjetër kandidat i mundshëm për postin Cremonese, është ish-trajneri i Perugia, Massimiliano Alvini.

Ndërkohë, Pirlo është i pa punë që prej një viti kur u shkarkua nga Juventus. /albeu.com/


Shtuar 28.05.2022 13:29