Pioli: Përballë Tottenham do të jetë e vështirë, duhet të kemi një mentalitet fitues

Teksa gjithë vëmendja e futbolldashësve nga e gjitha Bota është tek “Katar 2022”, trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur për shortin e vështirë të “kuqezinjve” në Champions League.

Gjatë fjalës së tij, Pioli tha se duhet patjetër të fitojnë një trofe dhe se rruga që ekipi i Milanit po ndjek, duhët të zhvillojë një mentalitet fitues.

“A kanë Milanezët një short të vështirë në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve? Po.Ne përballemi me Tottenhamin e Contes, një trajner që u jep gjithmonë mentalitet ekipeve të tij dhe ka përpara Kane, Son dhe Moura, por ne mund ta luajmë. Synojmë Evropën? Duhet të fitojmë diçka.

Rruga që po ndjekim duhet të na krijojë një mentalitet fitues dhe jemi në garë për katër objektiva. Për ta bërë këtë, duhet të rrisim nivelin e lojës. Tani jemi një ekip që ka fituar, për të qenë i suksesshëm duhet 10% talent dhe 90% sakrificë. E kemi provuar në lëkurën tonë”,- tha Pioli në studion e Sky Sport./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2022 10:42