Pikë kyçe për Real Madridin, trefishohet vlera e Brahim Diaz

Brahim Diaz është kthyer në këtë sezon, një nga lojtarët më kyç për skuadrën e Real Madrid.

24-vjeçari po shkëlqen me fanellën e “Los Blancos”, ku në disa ndeshje është shfaqur si protagonist kryesor.

Këto paraqitje të mira, kanë bërë që Reali të mos mendojë për shitjen e tij.

Madje nga 20 milionë euro që ishte vlera e mëparshme e futbollistit, tashmë madrilenët e kanë rritur atë në 60 milionë.

Pra nëse dikush kërkon të transferojë Brahim Diaz, duhet të paguajnë plot 60 milionë euro, bashkangjitur këtu me dëshirën e lojtarit për t’u larguar.

Kujtojmë që këtë sezon, Diaz ka qenë mjaft produktiv.

Në 34 ndeshje të zhvilluara, marokeni ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 9 raste, teksa ka dhuruar edhe 5 asistime.


Shtuar 5.04.2024 17:58