Phil Foden përfshin dy legjenda të Man United në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Premier Ligës

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës Premier sipas Phil Foden përfshin një top yll të Liverpoolit dhe dy legjenda të Manchester United.

Në formacionin që reprezentuesi anglez e krijoi, nuk munguan emra të mëdhenj të futbollit anglez si dhe yje të ekipit aktual të Manchester Cityt.

Madje, tre prej tyre bëjnë pjesë në fazën e mbrojtjes duke përfshirë Ederson dhe Kyle Ëalker, për të mos lënë anash edhe Vincent Kompany, i cili ka fituar katër tituj të ligës gjatë kohës së tij në ‘Etihad’.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole të cilët kompletojnë top katërshen.

Në formacion nuk ka vend për Kevin De Bruynen, por Foden ka insistuar se ai nuk ka parë asnjë futbollist si belgu në pozitën e mesfushorit.

Në fazën e sulmit, Foden zgjodhi legjendën e Manchester United, wayne Rooney, dhe legjendën e Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili ka shënuar 260 gola gjatë kohës së tij me “Qytetarët”.

Fromacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier sipas Phil Foden:

Ederson; Kyle Walker, Vincent Kompany, Virgil van Dijk, Ashley Cole; Cristiano Ronaldo, Patrick Vieira, David Silva, Thierry Henry; Wayne Rooney, Sergio Aguero. /Telegrafi/


Shtuar 20.04.2024 18:07