Perez po përgatit çmendurinë, Mbappe-Haaland te Reali verën e ardhshme

Real Madrid po tenton të krijojë një ‘galaktikë’ me sulmuesit Mbappe e Haaland.

‘Los blancos’ dështuan ta transferojnë francezin Mbappe këtë verë, por mund ta marrin atë falas verën e vitit 2022 pasi që ai mbetet agjent i lirë.

Në ndërkohë, drejtuesit e Real Madrid dëshirojnë të sjellin edhe norvegjezin Erling Braut Haaland, në rast se arrijnë akord me agjentin e tij Mino Raiola.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është tifoz i Mbappe dhe e dëshiron në skuadër.


Shtuar 2.09.2021 12:00