Rastet me Covid në Premier League, kanë rënë për të dytën javë radhazi dhe janë regjistruar 72 infeksione në shtatë ditët e fundit.
Ndërmjet të hënës, 3 janarit dhe të dielës, 9 janarit, janë kryer 12,973 teste te futbollistët dhe punonjësit e klubeve, nga të cilat 72 rezultuan pozitive.
Premier League përdor teste ditore të antigjenit dhe përdor PCR për të konfirmuar rezultatet pozitive. Për të reduktuar infeksionet, pak javë më parë u zbatuan protokolle specifike për këtë situatë, me respektim më të madh të distancës sociale, përdorimin e maskave në natyrë, më shumë analiza dhe reduktim të kohës në trajtime si masazhet, për të reduktuar kontaktet në ambiente të brendshme.
Shpërthimi i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e paraqitjes në dhjetor të variantit omicron, ka shkaktuar tashmë shtyrjen e 19 ndeshjeve të Premier League, e fundit prej tyre Everton-Leicester City këtë javë.r.t/albeu.com