“Penalltia e Cristiano Ronaldos duhej të anulohej” (VIDEO)

Gjyqtari i njohur Mike Dean, i cili i dha fund karrierës, ka komentuar momentin pas të cilit Cristiano Ronaldo fitoi një penallti në ndeshjen Portugali-Gana.

“Më pëlqen të mbështes gjyqtarët në vendimet e tyre. Por vendime të tilla nuk mund të mbështeten. Penalltia duhej të anulohej. Shpjegimi i vetëm që kam është se VAR nuk po shfaqte saktë këndet për shkak të defekteve teknike. Ndodh ndonjëherë në Angli”, tha Dean për beIN Sports.

Të lidhura

None found

Më herët, trajneri i kombëtares së Ganës, Otto Addo, tha se arbitri caktoi penallti vetëm për shkak të Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë se skuadra portugeze mundi Ganën me rezultat 3:2. /G.D albeu.com/