Pasuesi i Benzema, Real Madrid ka piketuar dy emra “pikantë”

Real Madrid e di mirë që duhet të mendojë që tani për pasuesin e sulmuesit kryesor të skuadrës, Karim Benzema.

Në Spanjë janë zbuluar edhe emrat që kampionët e Europës po tentojnë të transferojnë, që të sigurojnë të ardhmen e sulmit.

Njëri objektiv është Benjamin Sesko i Salzburg, i cili kërkohet edhe nga Chelsea e Manchester United.

Reali po shikon edhe një opsion tjetër në Francë, Amine Gouiri. Ai është pjesë e skuadrës së Nice në Ligue 1. /h.ll/albeu.com

Shtuar 5.08.2022 18:39