Pas zhgënjimit në Botëror, Gjermania mendon epokën e re me Klopp dhe objektivin Euro 2028

Humbja ndaj Paraguait në penallti me rezultatin 5-4 dhe dalja e parakohshme nga Kupa e Botës kanë lënë një shije të rëndë në kampin gjerman, por njëherazi kanë shtyrë diskutimet për një rilindje para Kampionatit Evropian 2028.

Të lidhura

None found

Në vend po fitojnë terren idetë për një ndryshim rrënjësor, që do të përfshinte një trajner të ri dhe një brez të freskët lojtarësh, me synimin për ta kthyer “Mannschaft”-in mes ekipeve më të forta në Evropë dhe në botë.

Një nga temat kryesore është edhe e ardhmja e pankinës. Në Gjermani po qarkullon gjithnjë e më shumë bindja se largimi i Julian Nagelsmann është i pashmangshëm, ndërsa si pasuesi më i mundshëm përmendet emri i Jürgen Klopp.

Nëse DFB vendos të hyjë në një revolucion të plotë, atëherë figura si Antonio Rudiger, Leon Goretzka, Pascal Gros dhe Leroy Sane mund të mbeten jashtë projektit të ardhshëm.

Pas largimit përfundimtar të legjendës Manuel Neuer dhe me Oliver Baumann që po i afrohet fundit të rrugëtimit të tij ndërkombëtar, Gjermania po sheh drejt një gjenerate të re portierësh.

Jonas Urbig, Noah Atubolu dhe Mio Backhaus konsiderohen si e ardhmja e portës gjermane, ndërsa Urbig shihet si kandidati kryesor për vendin e portierit numër një, nëse arrin të sigurojë rolin e titullarit te Bayern Munich.

Edhe prapavija pritet të pësojë lëvizje. Krahët e mbrojtjes ishin ndër dobësitë më të dukshme të Gjermanisë në Botëror, ndaj Josha Vagnoman dhe Philipp Treu po përmenden si alternativa të reja.

Në krahun e majtë, Nathaniel Brown ka fituar mbështetjen e tifozëve, ndërsa Luca Netz mund të marrë një mundësi nëse vazhdon paraqitjet e mira me klubin.

Në zemër të mbrojtjes, Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck pritet të vazhdojnë të jenë dyshja mbi të cilën do të mbështetet skuadra.

Edhe mesfusha shihet si një repart kyç për të ardhmen. Joshua Kimmich pritet të spostohet sërish në këtë zonë, ku mund të krijojë një dyshe me Aleksandar Pavlovic.

Për këtë repart, Gjermania ka edhe opsione të tjera si Felix Nmecha, Assan Ouedraogo dhe Tom Bischof, të cilët vlerësohen si pjesë e projektit afatgjatë të kombëtares.

Pavarësisht një Botërori jo shumë bindës, te Jamal Musiala dhe Florian Wirtz vazhdon të mbështetet pesha kryesore e skuadrës, pasi cilësia e tyre nuk vihet në diskutim.

Në repartin ofensiv nuk mungojnë alternativat, ku përmenden Lennart Karl, Said El Mala, Kevin Schade dhe Jamie Leweling.

Ndërsa për rolin e sulmuesit qendror po afrohen Nicolo Tresoldi dhe Dzenan Pejcinovic, me Kai Havertz dhe Nick Woltemade që vijojnë të jenë gjithashtu në planet e ekipit.

Pas një tjetër goditjeje të rëndë në Kupën e Botës, Gjermania duket e gatshme të hapë një kapitull të ri, me shpresën që Euro 2028 të shënojë rikthimin e saj mes elitës së futbollit evropian.


betparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş