Pas Ronaldos, Ibra i nxjerr “të palarat” Man United: Piva një lëng frutash dhe më kishin hequr 1 paund nga paga mujore

Definitivisht, nuk është vetëm Cristiano Ronaldo që i pëlqen të flasë kundër Manchester United.

Në autobiografinë e tij të re, fjalët e së cilës u transmetuan nga RMC Sport, Zlatan Ibrahimovic u ndesh edhe me Djajtë e Kuq, të cilët i akuzoi për “një mentalitet të mbyllur”.

“Një ditë, isha në hotel me ekipin para një ndeshjeje. Kisha etje kështu që hapa minibarin dhe piva një lëng frutash. Luajtëm dhe më pas shkuam në shtëpi. Ka kaluar ca kohë dhe letëpagesa ime po vjen. Normalisht nuk e shikoj. E bëj vetëm në fund të vitit për të parë se çfarë hyn dhe çfarë del. Por atë herë, nuk e di pse, isha kurioz dhe e kuptova më kishin hequr 1 paund nga paga mujore.

I befasuar, sulmuesi suedez më pas thirri menaxherin e ekipit për një shpjegim. Ky i fundit më pas i tha se ishte konsumi i tij në minibar dhe se në Manchester, lojtarët duhet të paguanin. Rrëfehet Ibrahimovic në librin e tij. Nuk isha me pushime. Ishte vendi im i punës. Nëse më duhet të luaj dhe kam etje, duhet të pi. Nuk mund të shkoj në fushë i dehidratuar. Një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë në Itali. Janë detajet që bëjnë diferencën dhe fitojnë respektin e lojtarëve. /G.D albeu.com/


Shtuar 15.11.2022 18:27

koment