Rama takohet me presidenzin azer: Diskutuam për projektet në fushën e energjisë

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me presidentin azer pati një bashkëbisedim në lidhje me projektet e përbashkëta të dy vendeve në fushën e energjisë. Po ashtu Rama theksoi se investimi i Azerbajzhanit në gazjellësin TAP do t’i japë fund varësisë së Shqipërisë për të importuar naftë.

Postimi i Plotë:

Me Presidentin e Azerbaixhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbaixhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit.