Partizani dhe Teuta zbresin në fushën e blertë, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Kategoria Superiore zbret edhe sot në fushën e blertë për të luajtur dy ndeshjet e radhës të javës së 16-të, ku në orën 13:45 do të zhvillohen dy takime.

Në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Partizani. Skuadra rrogozhinase kërkon triumfin e dytë radhazi për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa Partizani këtkon fitoren që i mungon prej dy ndeshjesh.

Në po të njëjtën orë luan dhe Kastrioti-Teuta, e cila do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Kamzës. Ekipi krutan kërkon fitoren pas dy ndeshjesh, ndërsa Teuta kërkon kthesën e rezultateve pozitive.

 


Shtuar 16.01.2022 09:22