Pamje që nuk do i shikoni herë tjetër, tre kuaj garash kalojnë vijën e finishit njëkohësisht (FOTO LAJM)

Një fotograf i cili ka punuar për një kohë të gjatë në pistat e garave të kuajve u habit kur arriti të kapte një nga momentet më historike në botën e garave me kuaj.

Kur tre kuaj iu afruan vijës së finishit në të njëjtën kohë, 52-vjeçari Tony Knapton, i cili ka 28 vite që e ushtron këtë profesion, u shpreh se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

Knapton, i cili ka 12 vite që ka punuar në hipodrom, tha: “Ishte një garë e jashtëzakonshme dhe duke qëndruar pranë vijës së finishit, u habita se sa afër ishin.

Isha i bindur se kalorësi në mes kishte fituar, por kur pashë fotot e mia, nuk isha i bindur se kush kishte kaluar i pari finishin.

Kur fola me kalorësin që doli i treti dhe i tregova foton, as ai nuk mund ta besonte që kishte marrë atë pozicion në podium. Unë kam mbuluar garat për 28 vitet e fundit dhe është shumë e rrallë të shohësh një përfundim kështu”, është shprehur fotografi./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 29.10.2022 14:07