Pak javë nga divorci, Tuchel kapet “mat” me të dashurën e re (FOTO LAJM)

Trejneri gjerman i Chelsea, Thomas Tuchel nuk ka humbur kohë pas divorcit nga gruaja e tij Sisi për të nisur një romancë të re.

48-vjeçari është kapur mat me të dashurën e re gjatë pushimeve në Itali.

Natalie Maks, e dashura e re e Tuchel është braziliane dhe nënë e dy fëmijëve.

Kujtojmë që tekniku gjerman u nda nga gruaja e tij i cila ishte gazetare pas 13 vitesh martesë, ndërsa ka dy fëmijë. Divorci u arrit me marrëveshje mes tyre, ku në mes hynë dhe milionë euro./albeu.com