Connor McGregor nuk ka pritur për të reaguar pas shpalljes së Oliveiras kampion i “Lightweight”.
Oliveira mposhti Chandler në UFC 262 për të marrë titullin e parë në karrierë të kategorisë së peshave të lehta “Lightweight”.
Titulli mbahej nga Khabib Nurmagomedov që nga prilli i vitit 2018, por pas pensionimit të tij u bë i lirë.
McGregor menjëherë pas meçit, postoi një “urim” për Oliveiran në rrjetin e tij social Twitter.
“Urime Oliveiras që u bë kampioni i 11-të i peshave të lehta”, tha ai.
“Por, hamendësohem se kush do të jetë i 12-ti…”, përfundoi Connor McGregor duke aluduar në rikthimin e tij.
Ndoshta pas triumfit të Olveiras, mund të shohim një luftë ndërmjet brazilianit dhe irlandezit për titullin e “Lightweight”.
Congrats to Olivera on becoming the 11th UFC lightweight champion.
Wonder who Twelve is…— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) May 16, 2021