Nuk keni parë ndonjëherë një përleshje të tillë, tifozët e Milani dhe Venezias vazhdojnë “luftën” në ujë (VIDEO)

Kemi parë raste të shumta kur dy tifozeri të dy skuadrave të ndryshme përleshen para apo pas një ndeshjeje, e sidomos në Itali ku tifozët e futbollit përfshihen shumë emocionalisht.

Një gjë e tillë u vërtetua akoma më tepër gjatë kësaj jave, ku pas ndeshjes Venezia-Milan, një ngjarje e rrallë mes tifozëve jashte stadiumit.

Tifozët e të dyja skuadrave u përleshën në ujë, ku e godisnin njëra-tjetrën me mjete pyroteknike. r.t./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 20:55