Nuk e duan as të tijët, Agnelli “mallkohet” nga tifozët e Juventus (FOTO LAJM)

Teksa luhej Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, gjatë ndeshjes janë parë disa pankarta kundër presidentit të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli.

Tifozët ekspozuan një pankartë tronditëse gjatë pjesës së parë ku i urohej vdekja presidentit të Juventusit.

“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë nga tifozët ultras të klubit bardhezi.

Tifozët janë shumë të irrituar me paraqitjen e skuadrës së Juventusit këtë sezon teksa janë shumë larg titullit kampion dhe jashtë formës së duhur. /h.ll/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 13:07