Nuk arriti objektivin “Champions”, Rudi Garcia jep dorëheqjen nga Lyon

Rudi Garcia largohet nga drejtimi i Lyon pas 3 sezonesh. 57-vjeçari dha dorëheqjen menjherë pas humbjes 2-3 nga Nice në sfidën e fundit të kampionatit, që i hoqi të drejtën Lyonit  për  t’u kualifikuar në Champions League.

Garcia deklaroi se i vjen shumë keq dhe ndihet i zhgënjyer, pasi po largohet nga ekipi pa arritur objektivin për kualifikimin e skuadrës në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ai theksoi se nuk mund të vazhdojë të punojë me kushte dhe se aventura e tij me klubin francez mbyllet këtu dhe se nuk ka kthim pas.


Shtuar 24.05.2021 13:46