Tashmë është zyrtare, Partizani zgjidh problemin e krahut të majtë, të lënë bosh nga David Atanaskoski, duke firmosur me mbrojtësin Vangjel Zguro.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, bën me dije se, Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare.
Pogradecari, i cili në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me tifozët e kuq, vjen pas një sezoni pozitiv me Strugën, ku u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut dhe kontribuoi me 3 gola dhe 6 asiste.
NJOFTIMI ZYRTAR I PARTIZANIT:
Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Vangjel Zguron. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoj titullin kampion me Strugën.