Një emër i madh zëvendëson presidentin e arrestuar të Benfikës (FOTO LAJM)

Arrestuar të mërkurën dhe i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash, presidenti i Benfika, Luis Filipe Vieira nuk është më numri një i “Shqiponjave”.

Përmes një deklarate për shtyp, Benfika bën të ditur se tani është Rui Costa ai që ka marrë frenat e klubit të Lisbonës.

“Klubi i Benfika informon se, sipas kushteve të parashikuara në statut dhe në bazë të komunikimit të bërë sot nga presidenti i bordit të drejtorëve, Luis Filipe Vieira, nënkryetari Rui Manuel Cesar Costa, me efekt të menjëhershëm merr presidencën e Benfikës, sipas kushteve të paragrafit a të numrit 3 të nenit 61 të statutit të Klubit. “

Shtuar 9.07.2021 22:03