Newcastle do të insistojë te Hazard

Eden Hazard mund t’i ketë ditët e numëruara si lojtar i Real Madridit dhe belgu ende nuk hyn në planet e Ancelottit. Që prej ardhjes së tij 2 sezone më parë, reprezentuesi belg nuk ka arritur nivelin e treguar në Londër dhe largimi i tij duket zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

Tani për tani Premier League duket destinacioni i tij më i mundshëm dhe Newcastle kandidati kryesor për të marrë shërbimet e tij. Me ardhjen e familjes mbretërore saudite në krye, klubi synon të aspirojë të gjithë titujt sezonin e ardhshëm dhe ata duan që Hazard të jetë një nga liderët në fushë.

Në parim, Newcastle do të ishte i gatshëm të vendoste 35 milionë euro për të blerë kartonin e Hazard, një shifër që do të ishte e ndryshme nga 50 milionë euro që ata presin.

Në çdo rast, duket se fati i Hazard është gjithnjë e më larg Bernabeut dhe mbetet për tu parë se sa larg janë të gatshëm të shkojnë në Real Madrid për të lehtësuar largimin e tij. /albeu.com


Shtuar 7.11.2021 16:29