Dushan Vlahovic është dëshira e madhe e shumë klubeve europiane, të cilat duan të transferojnë 21-vjeçarin serb.
E para në garë qëndron Juventus i cili dëshiron dëshpërimisht transferimin e sulmuesit serb, por nëse kjo tentativë dështon bardh e zinjtë kanë gati planin B.
Është pikërisht një bashkëkombas i Vlahovic, bëhet fjalë për Alexandër Mitrovic që aktualisht luan me Fullham në ligën e parë angleze.
27-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon ku në 7 ndeshje ka realizuar plot 12 gola.
Madje, Mitroviç është lojtari që la Portugalinë e Ronaldos jashtë Botërorit duke i shënuar në minutën e fundit në përballjen Portugali-Serbi që përfundoi me fitoren 1-2 të serbëve. /h.ll/albeu.com