E pranon De Bruyne: Ndaj Italisë kam luajtur me ligament të çarë

Kevin De Bruyne ka pranuar që ka luajtur i dëmtuar ndaj Italisë.

Mesfushori belg u dëmtua në sfidën kundër Portugalisë dhe sipas lajmeve ai nuk duhej të ishte prezent në ndeshjen ndaj Italisë, pasi lëndimi ishte më serioz sesa mendohej fillimisht.

Mirëpo ai u paraqit ndaj Italisë dhe në fakt bëri paraqitje fantastike, por së fundmi ai ka pranuar që ishte i lënduar dhe pavarësisht asaj, ai vazhdoi të luajë.

“Është një mrekulli sesi luajta sot ndaj Italisë meqenëse këmba ime ishte e dëmtuar, kisha çarë një ligament”, tha ai.

“Unë e ndjeva përgjegjësinë të luaj për vendin tim, më vjen keq që s’munda të bëj më shumë”, shtoi ai.

“Për mua personalisht kanë qenë katër apo pesë javë të çuditshme, falënderoj stafin mjekësor”, deklaoi De Bruyne.

Shtuar 3.07.2021 16:07