Ndeshja me Rennes, për PSG mungon Mbappe

Kilyan Mbappe nuk është i gatshëm as ndaj skuadrës së Rennes.

 

Paris Saint Germain do të përballet me skuadrën e Rennes në kuadër të xhiros së 36-të të Ligue 1.

Francezi mungoi ndaj Lens dhe ndaj Manchester Cityt, dhe tani është bërë e ditur që ai nuk do të paraqitet as ndaj Rennes.

Koha e rikuperimit ende nuk është caktuar nga mjekët e PSG-së, gjë që shkakton kokëdhimbje dhe frikë për një lëndim më serioz që do të mund të rrezikonte Kampionatin Evropan me Kombetaren e Francës.

PSG ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Rennes dhe Mbappe mungon.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse ndeshjen e ardhshme do të paraqitet në fushë.


Shtuar 9.05.2021 12:25

Tags: ,