Ndeshja me Italinë, Shaqiri: I kënaqur për Mancinin, është një trajner i madh

Futbollisti i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka dalë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Italisë në “Olimpico”

Mesfushori me origjinë shqiptare, ka folur me superlativa për teknikun e azurrëve, Roberto Mancini, të cilin e ka patur trajner tek Inter.

“Mezi pres të luaj në këtë ndeshje, mezi pres të shoh Roberton sërish. Ai është një njeri i madh, jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të. Italia është një ekip fantastik, ndër favoritët. Ne e pamë ndeshjen e parë të Italisë,jam i lumtur për të. Ai është një trajner i madh.”

Për Italinë:  “Ekipi kombëtar është shumë i ekuilibruar. Nuk ka lojtarë të mëdhenj të së kaluarës, si Pirlo, por Mancini ka bërë një punë fantasitke. Është një ekip i jashtëzakonshëm me futbollist që luajnë mirë së bashku”.

E ardhmja: “Unë do të preferoja të mos flisja për këtë tani,  jam ende nën kontratë me Liverpool. Pas kësaj, do të flas me agjentin tim dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Ne do të vlerësojmë situatën dhe do të marrim një vendim.”


Shtuar 15.06.2021 18:40