Ndeshja me Italinë, Azpilicueta: Jorginho futbollisti kyç i Italisë, duhet ta ndalim

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Italisë do të përballen të martën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.

Futbollisti i Spanjës Azpilicueta është shprehur i lumtur në konferencë shtypi që do të përballet me bashkëlojtarin e tij te Chelsea Jorginho.

“Ne kemi një grup Whatsapp me shokët tanë të Chelsea, por do të jetë mirë të takohemi përsëri në fushë”, tha ai.

“Kjo është arsyeja pse futbolli është i shkëlqyeshëm, tani ne do të japim më të mirën për ekipet tona kombëtare. Jorginho ka provuar të jetë një lojtar shum i rëndësishëm për Italinë”, shtoi ai.

“Ai ka cilësi të mëdha, i pëlqen ta mbajë topin në këmbë dhe të kontrollojë lojën. Nëse e kufizojmë përfshirjen e tij, do të kemi më shumë shanse për t’u kualifikuar në Finale”, përfundoi Cesar Azpilicueta.


Shtuar 4.07.2021 16:55